Basha kërkon test anti-doping dhe për deputët

Arkiv

Test anti-doping nuk do të jetë një praktikë e cila ndiqet vetëm në sporte të ndryshme, por së fundmi me shumë mundësi test anti-doping do të kërkohet të zbatohet edhe në radhët e të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo do të jetë iniciativa më e re që Partia Demokratike do të ketë në fokus të saj gjatë këtij sesioni parlamentar.
Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë lideri i selisë blu, Lulzim Basha. Kështu, kreu demokrat Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, pasi shpalosi përpara mediave nismat dhe prioritetet e opozitës për sesionin e ri parlamentar i cili nisi dje pasdite, zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura e cila zgjati afro 20 minuta. Këto 20 minuta, kreu demokrat i ka shfrytëzuar pikërisht, për t’ju bërë të ditur deputetëve demokrat se në vijimësi të këtij sesioni parlamentar, Partia Demokratike do të ketë si një ndër prioritetet e saj në vazhdën e dekriminalizimit të Kuvendit edhe testin anti-doping për secilin nga deputetët në Kuvend.

Advertisement