Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në fjalimin e tij të radhës nga çadra e protestës ka përshëndetur qëndrimin e mbajtur nga kryetari i LSI, Ilir Meta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Një nga dy partnerët e koalicionit bëri dje një zgjedhje. Nëse kjo zgjedhje është e sinqertë, ajo mirësevjen tek Shqipëria dhe shqiptarët të parët”, ka thënë Basha.

Ai ka paralajmëruar kryeministrin duke thënë se, “pengesa e vetme që vendos pushtetin mbi interesat publike ka orën e fundit për të reflektuar”.

Advertisement

“Asnjë pazar nuk mund dhe nuk do të luhet me fatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, ka thënë Basha.