Basha: Dyshes Rama-Meta nuk i intereson punësimi

Në takimet me banorët e Kënetës, Katundit të Ri dhe Sukthit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi se mazhoranca jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim por hodhi poshtë në Parlament çdo amendament të propozuar nga PD për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave dhe të çmimeve duke e zhytur vendin në krizë.
“Opozita paraqiti amendamentet për uljen e taksave për biznesin që punëson të rinj, e votuan kundër, siç votuan kundër amendamentin tonë para tre muajsh për uljen e çmimit të energjisë, siç votuan kundër amendamentin tonë për uljen e çmimit të naftës. Ky nuk është drejtimi i duhur për Shqipërinë, ky nuk është drejtimi i duhur për njerëzit, ky është drejtimi i duhur vetëm për një grusht njerëzish që kanë vendosur të pasurohen në kurrizin e shqiptarëve, në kurrizin e më të varfërve, në kurrizin e taksapaguesve, në kurrizin tuaj.” -theksoi Basha.
Kryetari i PD ka shpalosur në Durrës ofertën e Partise Demokratike e cila do t’u sigurojë qytetarëve mirëqenie, punë dhe dinjitet, duke nisur me uljen e çmimit të energjisë dhe taksat, duke nisur me taksën e qarkullimit.

Advertisement