Basha: Askush nuk do ta prekë votën e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së enjtes një takim me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Në përfundim të takimit, duke u prononcuar për mediat, Basha ka thënë se nga ndërkombëtarët ka marrë “garanci për një monitorim strikt të procesit elektoral”.

Advertisement

“Ndërkombëtarët do të përbëjnë një trupë të fuqishme vëzhguesish. Më garantuan se në çdo bashki të vendit ata do të jenë të pranishëm, të ndërgjegjësuar për problematikën e krijuar, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e standardeve zgjedhore. U bëj thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje, sepse askush nuk e cenon votën tuaj. PD i ka marrë masat dhe, bashkë me ndërkombëtarët, do të garantojmë një proces ku çdo qytetar të flasë me votën e tij”, ka thënë Basha.

Ai ka shtuar se, janë marrë të gjitha masat që të mos lejohet votimi i votuesve fiktivë, duke iu referuar kryesisht rasteve në Kavajë dhe Durrës.