Basha: 400 euro për frymë u ka vjedhur qeveria shqiptarëve në një vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me tregtarë në Poshnje si dhe me banorë të Lapardhasë, Velabishtit dhe Urës Vajgurore.

Në takimin me banorë të Velabishtit dhe të Urës Vajgurore,  Basha u njoh me shqetësimin e banorëve për papunësinë, mungesën e investimeve, rritjen e taksave etj.

Advertisement

“Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë. 1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysëm dhe s’kanë bërë asnjë investim”, tha Basha.

Basha në vijim u shpreh se “Policit dhe burgut, si ilaç për gjithçka, kryeministri i thotë reforma, këto janë reformat. Po ana tjetër? Po shëndetësia falas? Po 300 mijë vendet e punës? Po çmimet e ulura ku janë? Pra, është një qeverisje që ka ardhur vetëm për të plaçkitur. Plaçkitja nuk është reformë”.