Në 12 Mars opozita do të protestojë për t’i thënë ndal së keqes që sipas kryetarit të Partisë Demokratike po merr peng të ardhmen e shqiptarëve.
Teksa prezantoi një panoramë të zymtë të situatës në të cilën ndodhet vendi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ka ardhur koha që opozita bashkë me qytetarët t’i japin fund qeverisjes Rama – Meta përmes reagimit popullor.
Protesta e opozitës vjen në një kohë kur tensioni në sallën e Kuvendit është rritur ndjeshëm për shkak të zhvillimeve që lidhen me çështjen “Doshi” dhe akuzat e bëra prej tij për një atentat të porositur nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.