Ballkan – Lagendijk, pa bashkëpunim Serbia e Kosova nuk hyjnë në BE

I pyetur se cfarë është më e rëndësishme për Ballkanin bashkëpunimi rajonal në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, apo bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, Lagendijk për gazetën Danas ka vlerësuar se që të dyja këto janë të një rëndësie jetike. “Kam frike se të dyja janë të një rëndësie kyçe. Nuk duhet të hyjmë në lojëra ku duhet zgjedhur. Serbia dhe Kosova nuk do të hyjnë në BE derisa te arrihet një marrëveshje mes tyre, respektivisht per një bashkëpunim bilateral e rajonal, ka thënë Lagendijk. Sipas ish-deputetit holandez në Parlamentin Evropian, i cili tashmë punon në Qendrën për Politikë të Stambollit Ballkani si tërësi absolutisht e ka të domosdoshme të ballafaqohet me historinë e re, në mënyrë që shtetet e këtij rajoni të transformohen në shtete demokratike, të gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Advertisement