Balerina tregon si humbi 22 kilogramë në 5 muaj!

Balerina dhe modelja britanike Ola Jordan ka rrëfyer mënyrën sesi arriti të humbiste 22 kilogramë e të rikthehej në formën e saj të përhershme në vetëm 5 muaj. 40 vjecarja dukej e jashtëzakonshme në fotot e saj të fundit, të cilat ishin shumë larg fotove me të njëjtat bikini të gjelbra që e tregonin të shëndoshë pak muaj më parë.

Advertisement

Një tendencë për shtim në peshë e kishte vënë re që pas lindjes së fëmijës së saj të vetëm, vajzës Ella në 2020-tën.

“Kthejuni gjërave bio. Embëlsirave dhe akullores i kam thënë kategorikisht jo për momentin”, rrëfen ajo, ndërsa më tej tregoi edhe sekretin tjetër të këtij transformimi drastik.

“Më ndihmoi shumë fakti që vaktet i organizuam në mënyrë të tillë që t`i hanim bashkë me tim shoq. Gjërat ishin të përcaktuara qartë dhe në këtë mënyrë, kisha më pak neps për ushqime që dilnin nga menuja”, u shpreh balerina ndërsa shton se patjetër që ndihmesë të madhe i ka dhënë dhe shtimi i aktivitetit fizik.