Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë festuar në pritje të ardhjes së fëmijës së tyre të dytë, me një baby shower për bamirësi.
Këngëtarja 37 vjecare dhe futbollisti, 27, e kishin menduar këtë kur prisnin fëmijën e parë, Milan, në 2012. Baby shower synon të ndihmojë fëmijët dhe mamatë nëpërmjet krijimit të një regjistri me sende që mund ti blejnë të afërmit ose miqtë nëpërmjet UNICEF-it.
Për të nisur fushatën, Shakira, Pique, dhe djali i tyre Milan, kanë pozuar për disa fotografi familjare ku këngëtarja shfaqet shtatëzënë. Në mes të ciftit qëndron djali i tyre 2 vjecar.
Shakira, e cila në Gusht kishte njoftuar se ishte në pritje të djalit të dytë, ka ndarë detaje të bamirësisë me fansat e saj në Facebook. “Cdo grua në pritje të ëmbël, ka fuqinë që të shpëtojë jetët e fëmijëve me më pak fat në botë”, shkruan Kolumbiania. “Nëse cdo grua shtatëzënë në listën e vet të dhuratave për baby shower përfshin edhe këto “dhurata” nga UNICEF, së bashku mund të shpëtojmë jetët e qindra fëmijëve nëpër botë.”
“Tani që jemi në pritje të fëmijës së dytë, duam që të ndihmojmë fëmijët në botë dhe dëshirojmë të kontribuojmë për një zgjidhje që fëmijët që jetojnë në varfëri ekstreme të kenë ato që u nevojiten”, ka shpjeguar Shakira për Us Magazine.