A janë të lidhur Selena Gomez dhe Dj Zedd?

DJ Zedd ka postuar në Instagram një foto të Selena Gomez, shtrirë në krevat, duke qeshur, teksa të dy po bisedojnë në FaceTime.

“‘Oh ckemi i dashur…” – Dhoma,” ka shkruar 25 vjecari Zedd për fotografinë. Gomez duket e mbështjellë me carcafë dhe me një këmishë nate të hollë. Këngëtarja 22 vjecare qesh ndërsa me dorë ka mbuluar fytyrën, teksa Zedd buzëqesh me reagimin e saj. Dj Zedd ka ndarë foton me fansat e tij, rreth një orë pasi Gomez kishte ndarë me 21.4 milionë ndjekësit e saj një foto ku shprehej se ndjente mall për të.
Ndërkohë që fansat prej kohësh dyshojnë se Gomez dhe Zedd janë të lidhur, burime të afërta janë shprehur se mes tyre ka vetëm miqësi. “Ata po bashkëpunojnë për albumin e ri të Selenës, prandaj janë të afërt. Por nuk ka asgjë më shumë se miqësi.”

Advertisement