Home News Autoritetet arrestojnë 610 persona me akuzën për terrorizëm

Autoritetet arrestojnë 610 persona me akuzën për terrorizëm

0
Autoritetet arrestojnë 610 persona me akuzën për terrorizëm

Autoritetet turke kanë arrestuar 610 persona me akuzën se kanë lidhje me terrorizmin, përfshirë 572 persona të cilët dyshohen se janë pasues të Fethullah Gulenit, një predikues të cilin qeveria e fajëson për grushtin e shtetit të vitit të kaluar, deklaroi sot Ministria e Brendshme turke.

Shifrat u publikuan si pjesë e përditësimit normal javor nga ana e ministrisë.

“Qindra persona të tjerë janë arrestuar”, tha ministria.

Gjithashtu, një aktivist i dyshuar i Shtetit Islamik u arrestua së bashku me 36 anëtarë  të dyshuar të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Javën e kaluar, qeveria tha se 43 000 gulenistë të dyshuar janë burgosur në gjashtë muajt e fundit, si dhe autoritetet kanë arrestuar 12 000 përkrahës të dyshuar të PKK-së.