Ditën e djeshme, këngëtarja Aurela Gaçe është bërë nënë për herë të dytë. Pas vajzës së saj 5-vjeçare, Grace, këngëtarja ka sjellë në jetë përsëri një vajzë.

E kontaktuar nga Blitz.al, Aurela ka treguar se emrin e vajzës së sapolindur ia ka lënë në dorë Skerdit për ta vendosur. Ai ka pasur dëshirë që emrin e vajzës së dytë ta vendosë vetë, pasi emrin e Grace e kishte zgjedhur Aurela. Madje për të plotësuar dëshirën e saj, i kanë vendosur edhe mbiemrin e Aurelës si emër të dytë.

Advertisement

Blitz.al ka mësuar se vogëlushja ka një emër me një histori shumë të gjatë dhe babi Skerdi e ka quajtur Abigail.

“Zot, faleminderit! Sot erdhi në jetë jeta jonë. Mirë se erdhe mes nesh, Abigail (gëzimi i babit) Isabelle (e përkushtuar në Zot)!
Abigail Isabelle Gjonaj (babi i vet i donte këto emra për kuptimin që mbartin).
Falënderoj Zotin pafund për këtë mundësi që na dha për të qenë prindër të dy vajzave”, – shkruan Aurela Gaçe në postimin e saj në Instagram.