Aurela Gaçe ka shprehur “shqetësimin” e saj në lidhje me thashethemet që ka dëgjuar ditët e fundit për veten. Sipas “gojëve të liga” që kanë mbërritur deri në veshin e Aurelës, thuhet se fituesja e edicionit të fundit të Kënga Magjike, ka bërë operacion buzët. Me batuta, përgënjeshtrimin e bëri vetë këngëtarja kur postoi për fansat dy foto; njëra nga viti ’98 dhe tjetra dy javë përpara. Në komentet që Aurela Gaçe shkëmben me fansat në Instagram, nuk e mohon që më mirë do kish qenë, të bënte “ballkonin”.