Të gjithë e njohin dyshen thumbuese, Aulona & Fatma, që nuk kanë lënë ‘kuç e maç’ pa vënë në lojë, por këtë herë radhëne ka patur njëra prej tyre, Fatma!
Në një postim në instagram, Aulona është hedhur në aksion për të testuar shoqen e saj në një ‘lojë’ që jo rrallë herë ndodh rrugëve të qytetit. Pas daljes së saj nga palestra, një ritual i shpesht i moderatores kohët e fundit, ka rastisur kolegen e saj, Fatma Haxhialiun, të cilës i ka kapur të pasmet duke e trembur.
Aulona shkruan: “Kur sapo ke dalë nga palestra dhe shikon rastësisht shoqen në rrugë dhe do të testosh nivelin e saj të ndershmërisë…Po! Fatma është e ndershme! Ajo trembet kur dikush e prek nga mbrapa në rrugë! Bëhu dhe ti si Fatma! Bëhu e ndershme!??? ”
Epo nëse dëshironi të testoni ndershmërinë e dikujt, vajzat ju japin një alternativë të shpejt dhe të sigurt!