U mendua se do të ishte e lehtë sigurimi i biletës për finalen e Kupës së Mbretit për Barcelonën pas fitores së ndeshjes së parë në transfertë ndaj Atletico-s, por nuk rezultoi kështu.

Edhe njëherë tjetër, ekipi i drejtuar nga Simeone tregoi se kurrë nuk dorëzohet. Ndeshja e kthimit Barcelona-Atletico i pati të gjitha, spektakël, gola dhe sigurisht tension i shoqëruar me 3 kartonë të kuq.

Advertisement

Në fund, ndeshja u mbyllë në barazim 1-1 dhe ishte Barça skuadra që siguroi finalen. Suarez shënoi dy minuta para fundit të pjesës së parë, duke e shfrytëzuar maksimalisht topin e kthyer nga portieri pas goditjes së Messi-t.

Pjesa e dytë foli për Atleticon, të cilët patën mundësi të shënonin nga 11-metërshi me Gameiro-n në minutën e 80, por francezi gaboi. Vetëm 3 minuta më pas, Gameiro gjen golin e barazimit. Në minutat e mbetura, Atletico e rriti ndjeshëm presionin, por goli i dytë nuk erdhi dhe ishte Barça që siguroi finalen.

Katalanasit e mbyllën këtë takim me 9 lojtarë pas daljes me të kuqe të Sergi Roberto-s e Suarez në fundin e ndeshjes, ndërsa Carrasco u ndëshkua me të kuq për Atleticon.