Një meteor i quajtur ‘2006 QV89’ rrezikon të përplaset me Tokën pas disa muajsh. Shanset që të përplaset me planetin tonë janë 1/7000. Nëse kjo do të ndodhë, data e parashikuar është 9 Shtatori 2019, sipas Agjencisë Hapësinore Europiane. Dhjetë asteroidë konsiderohen të rrezikshëm për planetin tonë, dhe meteori ‘2006 QV89’ që mund të përplaset në muajin Shtator, renditet i katërti.
Ky trup qiellor është zbuluar për herë të parë më 29 Gusht të vitit 2006 dhe ka madhësinë e gjysmës së një fushe futbolli. Agjencia Hapësinore monitoron vazhdimisht trajektoren e tij. Edhe nëse nuk përplaset me Tokën, parashikohet që ky trup qiellor të kalojë shumë pranë planetit tonë. Nëse nuk përplaset në muajin Shtator, trajektorja e asteroidit do të rrezikojë sërish Tokën në vitet 2032, 2045 dhe 2062.
/Syri.net/