Home Latest Asnjë spostim në periferi, kazinotë në resorte me 5 yje

Asnjë spostim në periferi, kazinotë në resorte me 5 yje

0
Asnjë spostim në periferi, kazinotë në resorte me 5 yje

Kryeministri Edi Rama ritheksoi edhe njëherë sot nga foltorja e Kuvendit se në 1 janar të vitit të ardhshëm nuk ka asnjë lloj basti dhe kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar.

“Ka edhe një temë tjetër, një aspekt tjetër që është e rëndësishme të theksohet se janë bërë spekulime me çështjen e kazinove elektronike dhe me spostimin demek në periferi. Nuk ka asnjë spostim në periferi, kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet apo resortet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë dhe të gjithë autoriteteve përkatëse të Planifikimit të Territorit si zona turistike, asnjë lëshim nga asnjë hapësirë tjetër”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “me mirëkuptimin që përsa i përket online që është një drejtim shumë kompleks siç tregojnë edh eksperiencat e vendeve të tjera do të arrijmë një konkluzion të studiuar dhe mbi bazën e të cilit do të kemi një diskutim më tutje, të mëvonshëm në një kohë tjetër”.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/314632985996756/