Ashlee Simpson ka shumë gjëra për të festuar në këtë fundvit! Aktorja dhe bashkëshorti i saj Evan Ross presin fëmijën e tyre të parë, një motër ose vëlla për djalin 6 vjeçar të Ashlee-t, Bronx.
Mamaja e ardhshme, e cila është parë duke bërë pazare në Los Angeles me bashkëshortin, është përpjekur ta fshehë barkun e saj nën një pelerinë të madhe. Një muaj më parë aktori kishte thënë “Ashlee është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Jam i lumtur që ajo është gruaja ime. Do të më pëlqentë shumë të bënim fëmijë”.