Ashanti & Beenie Man – “First Real Love”

Ashanti ka bashkuar forcat me “Mbretin e Dancehall” Beenie Man për realizimin e singëllit të ri “First Real Love”. Singëlli bën pjesë në albumin “BraveHeart” i cili do të publikohet më 4 Mars. “It’s my first real love and I don’t want to lose it now” (është dashuria ime e parë e vërtetë dhe nuk dua t’a humbas tani) këndon Ashanti në këtë prodhim të Teetimus. Më vonë planifikohet të xhirohet edhe një videoklip në Jamaica. Ju ndërkohë mund të dëgjoni këngën, e cila jemi të bindur se do t’ju japë ndjesinë e Jamaica-s, detit, diellit dhe dashurisë…