Artistja shtatzënë për herë të dytë, ndan lajmin në ditën e saj të lindjes: “Nuk paska bekim më të madh”

Rona Nishliu, disa javë më parë dedikoi fjalët më të ëmbla në rrjet për 1-vjetorin e Noas. Sot, Rona feston datëlindjen e saj dhe dhuratën më speciale duket se e ka rezervuar ajo vetë.

Këngëtarja është në pritje të një bebushi dhe lajmin e ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram. “Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë të tjerat!”, ka shkruar Rona, duke zbuluar kështu se Noa shumë shpejtë do të bëhet me një motër ose vëlla. Nishliu ka lënë të kuptohet se ende nuk e ka mësuar gjininë e bebushit, ndërsa ka publikuar një foto me vogëlushen në krahë, ku vëmendjen e vjedh barku i rrumbullakosur.Rona Nishliu sërish shtatzënë, jep lajmin në 34-vjetorin e lindjes

Advertisement

Urimet për këngëtaren kanë qenë të shumta, si për datëlindje, ashtu dhe për lajmin e gëzuar që vendosi të ndante në ditën e saj speciale.

Burimi: News31