Besoj nuk është aspak i ri për ju fakti se këngëtari Blero para disa ditësh ka publikuar një perceptim të tijin mbi atë se klipi “Gjaku Im” ishte i ngjashëm me “Wicked game” të grupit HIM. Ky status ashtu sikurse të gjithë gazetarët e tjerë, i nxiti edhe vajzat e THUMB që të bënin një puntatë speciale mbi këtë perceptim të Blero-s duke dhënë perceptimin e tyre mbi karrierën e këtij të fundit.
Blero në një intervistë realizuar së fundmi (të cilën e gjeni më poshtë), ka dhënë po ashtu një PERCEPTIM goxha të ekzagjeruar në lidhje me vajzat.
Le të analizojmë hap pas hapi intervistën e tij:
1. Blero u kërkon ndjesë të gjithë fansave sepse e kanë keqkuptuar në lidhje me statusin ku përcjell ndjesinë e tij për ngjashmëri mes GJAKU IM dhe WICKED GAME. Po përse duhet të kërkojë ndjesë xhanëm, kur thjesht përcjell një ndjesi, një ndjesi që të gjithëve n’a ndodh kur shohim një klip. Sa herë ju ka ndodhur ju që të shihni një klip apo dëgjoni një këngë dhe të thoni: “uaaaaa sa ngjakërka me këtë këngën tjetër”… Të njëjtën gjë që Blero ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter e kanë bërë edhe Aulona e Fatma në llogarinë e tyre zyrtare ne YOU TUBE. Ah dhe një sqarim të vogël grupi HIM nuk ka Këngëtare (siç artisti e citon gjatë intervisës), por Këngëtar (që trukohet shumë) dhe minimalisht Blero këtë duhej t’a dinte meqë edhe i referohet.
2. “Është për të ardhur keq se si disa “gazetarë” (normalisht nuk i shti të gjithë në një thes) të mediave elektronike veçe shohin një tweet e marrin e bëjnë një lajm, normalisht se s’kanë punë të tjera”,- thotë artisti… Blero habitet me gazetarët apo njerëzit që marrin statuse nga TWITTER-i dhe i bëjnë lajme. Si artist me një karrierë shumë vjeçare e për më tepër me një informacion të jashtëzakonshëm mbi kolegët nëpër botë, Blero duhej t’a dinte mjaft mirë që TWITTER, FACEBOOK, INSTAGRAM, e shumë rrjete të tjera sociale si këto (ku artistët kanë llogari zyrtare) janë shndërruar me një shpejtësi marramendëse në burimin kryesor të marrjes së informacionit mbi artistët mbarëbotërore e së fundmi edhe shqiptarë. Për të mos thënë që shumë artistë publikojnë me vetëdije të plotë materiale që do t’i vendosnin në faqet e para të çdo gazete, reviste, blogu (e shumëçka tjetër) virtualë apo realë qofshin.. Si rrjedhojë habia dhe “mllefi” i tij për këtë fakt duket i pa vend.
3. “Kam dëgjuar që (normalisht nuk merrem me thashetheme) në momentin që merresh me to u jep rëndësi. Kam dëgjuar që janë dy çika nga Shqipëria që kanë bërë një emision, nuk e di çfarë kanë bërë. Ato janë të gatshme që të bëjnë sende të tilla për klikime dhe para, janë të gatshme të bëjnë dhe gjëra të tjera. Unë u them atyre dëshpërim ose dështim në përpjekje për para. ATO LEKË ËSHTË MË MIRË DIKU TJETËR, ËSHTË MË MIRË ME SHKU ME PUNU N’RRUGË N’ITALI OSE GREQI APO DIKU NË VEND QË TË BËSH EMISIONE TË TILLA ku i akuzojnë njerëzit pa baza. Kështu që më vjen keq për ato çika. Nganjëherë njerëzit për të dalë nga anonimati përdorin njerëz që kanë armën. Nuk janë ato as të parat e as të fundit që janë marrë me mua për të dalë nga anonimati. Ato më akuzojnë që edhe muzika ime është e vjedhur. Nëse ato çika apo, ATO QË TASH MUND TË NDËRROJNË PUNË E TË DALIN NË RRUGË, nëse gjejnë një këngë apo diçka timen që është e kopjuar, atëherë unë e deklaroj këtu para fansave, njerëzve apo shikuesve se unë e lë muzikën. Remake-t që i bëj unë apo klipet qe merren pa dijen time bëhen, dëgjohen nëpër klipet e tjera, nuk është përgjegjësia ime. Por ato i kanë habitur gjërat dhe unë e di se kush është prapa tyre dhe garant është ai shoku ynë edhe Besforti, ai greku i vogel është pas tyre. Po më vjen keq për ato çikat ”… KUKU për Bleron që kemi… Thotë që nuk do të merret me thashetheme por ndërkohë u morr për shumë kohë me Aulonën dhe Fatmën (vajzat e Sillikon dhe Thumb), mirëpo nuk ka asgjë të keqe të merret me to… Blero thotë që vajzat e bëjnë gjithçka për klikimet, por deri këtu jemi dakort të gjithë… Të gjithë që hedhin materiale në YOU TUBE (madje dhe vetë Blero me këngët e tij) synon të ketë sa më shumë klikime dhe si rrjedhojë të ketë disa të ardhura ekstra. Në fund të fundit puna, mundi dhe djersa e dikujt duhet të paguhet mbrapsht. Deri këtu jemi në rregull pasi edhe vetë vajzat nuk e kanë mohuar për asnjë moment se përveç mosgjetjes së hapësirave televizive e bëjnë një gjë të tillë edhe për klikime…
Momenti kur shumë prej nesh nuk janë dakort, madje madje “u ngrihen qimet përpjetë” është momenti kur artisti i shumëpëlqyer BLERO, u thohtë vajzave (mirë që ishin të parëndësishme këto të fundit): “Unë u them atyre dëshpërim ose dështim në përpjekje për para. ATO LEKË ËSHTË MË MIRË DIKU TJETËR, ËSHTË MË MIRË ME SHKU ME PUNU N’RRUGË N”ITALI OSE GREQI DIKU NË VEND QË TË BËSH EMISIONE TË TILLA ku i akuzojnë njerëzit pa baza.” URDHERO BLERO?!?!?!?!? Seriozisht e ka ky me këtë deklaratën??? U sugjeron vajzave që të shesin trupat e tyre nëpër rrugët e Europës, pa sjellë ndërmend se sa plagë ka hapur fenomeni i prostitucionit në shoqërinë Shqiptare??? Seriozisht e ka Blero deklaratën, kur në krah të tij ka një femër te shkëlqyer (që veç të tjerash është edhe gazetare)? Seriozisht e ka Blero ndërkohë që është edhe BABA i një vogëlusheje të mrekullueshme??? A do t’ja nxinte goja të këshillonte bashkëshorten, (motrën nëse ka) apo vajzën e tij kur të rritet që më mirë se të shprehin perceptimet e tyre pa dorashka kundrejt fenomeneve e personazheve qoftë edhe virtualisht, të shkojnë dhe punojnë diku gjetkë nëpër Europë????
Kjo është një frazë që sigurisht nuk lë indifferent askënd që e lexon… Një frazë e cila n’a nxiti dhe ne t’i dedikonim një shkrim në mbrojte të dy femrave që sot e kanë emrin AULONA dhe FATMA, por sipas perceptimit të Bleros, nëser mund t’a kenë dhe ndryshe në rast se flasin pa dorashka për dikë… Dhe e gjithë kjo për dy vajza që patën një perceptim sikurse ai për GJAKU IM disa ditë më parë…
Aulona dhe Fatma janë vajzat, motrat, partneret, shoqet, koleget, e dikujt!!! Në këtë rast janë koleget tona, ndaj ndjejmë të reagojmë kah këtyre deklaratave të bëra nga një artist që vite më parë ishte ndër më të mirët… Sot? Gjykoni vetë…
[youtube=http://youtu.be/5t6iz3xPYwE&showinfo=0&rel=0]