Para pak javësh këngëtari i famshëm britanik Sam Smith prezantoi në publik të dashurin e tij, aktorin Brandon Flynn.
Këngëtari 25-vjeçar u shfaq për herë të parë në publik me partnerin e tij në New York në fillim të tetorit, teksa shkëmbenin puthje. Tani, Sam ka zbuluar dëshirën për të patur një fëmijë, duke shprehur kështu dëshirën për të krijuar një familje me të dashurin e tij, Brandon.
Këngëtari tha për prestigjozen “The Sun” se për të realizuar këtë dëshirë ka parasysh adoptimin, ose të ketë një fëmijë me një nënë surrogate. “Mendoj se do i bëj të dyja. Kur isha në kampet e Irakut, më lindi dëshira për të adoptuar”, thotë Sam.