Artistët britanikë për herë të parë kanë kryesuar me 10 këngët më të shitura në vitin 2022 në Mbretërinë e Bashkuar!

Kënga “As it was” e artistit Harry Styles rezulton më e dëgjuara për vitin 2022.

Për vite me radhë, yjeve të popit britanik u është dashur të luftojnë për të arritur shitjet rekord në krahasim me këngëtarët amerikanë. Por duket se gjërat kanë ndryshuar pasi këngëtarët britanikë për herë të parë kanë kryesuar 10 këngët më të shitura në vitin 2022 në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisement

Harry Styles, Kate Bush dhe Ed Sheeran janë ndër artistët më të dëgjuar. Kënga “As It Was” nga artsiti Harry Styles është kënga më e dëgjuar e vitit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo këngë kaloi dhjetë javë radhazi në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 15 javë në vendin e parë në Billboard Hot 100 të SHBA, një rekord për një artist britanik. Sheeran zuri vendin e dytë dhe të tretë në listë me këngët e tij Bad Habits dhe Peru. Ai gjithashtu siguroi vendin e pestë me këngën e tij Shivers.