Arsyeja përse Rihanna ka refuzuar ftesën për të qenë në SuperBowl

Këngëtarja nga ishujt Barbados Rihanna ka refuzuar të jetë pjesë e shfaqjes që organizohet gjatë pushimit të Super Bowl.

Në intervistën e saj për numrin e nëntorit të revistës “Vogue”, ajo theksoi se nuk ka pranuar të jetë pjesë pasi nuk donte të shitej. Këngëtarja gjithashtu u shpreh se refuzoi për të shprehur solidaritet me Colin Kaepernick.

Ish-qendërmbrojtësi i NFL (Ligës Kombëtare të Futbollit) u përjashtua jo zyrtarisht nga NFL pasi në vitin 2016, pasi gjunjëzohej teksa luhej himni kombëtar.

Shumë veta menduan se veprimi i tij ishte mungesë respekti për atdheun dhe flamurin. Ndërsa të tjerë e kanë cilësuar veprimin e tij si një mënyrë të paqtë për të protestuar dhunën ndaj njerëzve me ngjyrë në Amerikë.

Gjatë intervistës Rihanna duket se thumbon Jay-Z. E pyetur nëse refuzoi ofertat e NFL për të mbajtur anën e Colin Kaepernick ajo u përgjigj:

“Absolutisht. S’do të guxoja të pranoja. Për çfarë? Kush përfiton? Jo njerëzit e mi. Nuk dua të shitem. Nuk dua t’i nxis këto veprime. S’bie dakord me shumë praktika të asaj organizonte dhe s’kam ndërmend t’u shërbej në asnjë lloj mënyre”,-ka thënë RIRI.

/Opinion.al/