Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, Florenc Hoxhën.
Ai është vënë në pranga pasi një ditë më parë në rrugën Ali Demi ka kërcënuar dhe goditur dy persona.
Policia tha se Hoxha ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç dhe E.K, 37 vjeç. Arrestimi i tij u bë në flagrancë.