Rama: Më në fund 24 orë ujë për Dhërmiun turistik

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot bregun e Jonit, ku ka ndaluar në Dhërmi dhe ka ndjekur nga afër punimet e një investimi për furnizimin me ujë 24 orë të Dhërmiut.
“Në Dhërmi ku puninet po ecin drejt përmbylljes së ndërtimit të ujësjellësit të ri, që do të zgjidhë problemin skandaloz dhjetra e dhjetra vjeçar të mungesës së ujit për 2000 banorët e zonës dhe mijëra turistëve nga Shqipëria e jashtë saj. Në drejtimin e duhur edhe puna për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të ujit të pijshëm e të ujrave të zeza në gjjithë gjatësinë e Jonit nga Himara në Sarandë, ku në tre vitet e ardhshme do të zgjidhet çfare nuk u zgjidh kurrë që në shekullin e kaluar #DrejtimiiDuhur”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama sjellë në postimin e tij Facebook një set me foto ku ilustrohet puna për përfundimin e investimit që do të finalizohet me furnizimin me ujë 24 orë për nje nga zonat me të bukura dhe më të vizitueshme të jugut të vendit.
Po ashtu, kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetin social shprehet se “sot zgjidhëm problemin dhjetra vjecar te furnizimit me ujë për 2000 banorë në Dhërmi, por në tre vitet e ardhshme do të rehabilitojmë të gjithë bregun e Jonit nga Himara në Sarandë”.

Advertisement