Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë inspektor Ramazan Durishtin me detyrë, trup shërbimi operacional pranë Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Arrestimi i efektivët të policisë është bërë mbrëmjen e datës 4 dhjetor në orën 22.30 për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Advertisement

Më datën 4 dhjetor, rreth orës 16:40 duke drejtuar automjetin me targa TR 6897 P në rrugën “Bulevardi Blu” në Kamëz, inspektor Ramazan Durishti ka aksidentuar këmbësoren N.T. 58 vjeçe.

Për pasojë e dëmtuara ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin intesiv të mjekëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.