Arrestohet babai i Rubina Ali

E ëma e Rubinës e mësoi këtë fakt nga vajza e madhe dhe menjëherë paraqiti një ankesë pranë Policisë Indiane. “Vajza e madhe më tha ç’po ndodhte. Nuk munda t’a besoj që arriti deri këtu”,- ka thënë Khurshida. Babai kish vendosur t’ja shiste të bijën një sheiku nga Dubai, pasi gruaja e këtij të fundit nuk lindte dot fëmijë. Edhe pse këto tratativa janë mohuar nga të dyja palët, ekziston një video ku reporterë të maskuar e kanë takuar babain e yllit të “Slumdog Millionaire”, Rubina Ali, dhe kanë shprehur interesin për adoptimin ilegal të saj. E shkreta vajzë!

Advertisement