Aktorja dhe këngëtarja e njohur Naya Rivera është akuzuar se ka sulmuar bashkëshortin e saj Ryan Dorsey në Virxhinian Perëndimore.
Të shtunën, Dorsey ka thirrur policinë për të arrestuar bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit e ka goditur në kokë dhe fytyrë, teksa ishin duke shëtitur me djalin e tyre 2-vjecar.
Sherri ka nisur për djalin dhe duket se ka përfunduar me dhunë. Ryan ka dorëzuar në polici një video të sulmit dhe Naya është arrestuar rreth orës 9:30 të ditës së djeshme.
Ylli i “Glee” u gjobit me 1000 dollarë dhe u la e lirë. Pas dënimit, nga komisariati atë e ka marrë vjehrri i saj.