Bëni kujdes nga Armina!
Librat janë shoqërues të saj dhe këtë Armina Mevlani e dëshmon duke postuar vazhdimisht në rrjetet sociale pjesë të preferuara nga ato se çfarë lexon.
Por në një fragment që ajo ka shpëtuar, blogerja e njohur shqiptare, ka gjetur veten. Aty flitet për raportin në çift dhe se çfarë e fejuara do t’i bënte të dashurit të saj nëse ai do ta tradhtonte. Një tigan kokës! Armina shkruan me humor se të njëjtin reagim do të kishte edhe ajo. Kujtojmë se bukuroshja bashkëjeton me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.
““E fejuara ime ishte e para femër që më tregoi vendin. Ajo vazhimisht më rikujton: ‘Hej, askush nuk të detyron të qëndrosh!’ Nëse unë mundohem të kaloj një situatë nëpërmjet broçkullave, ajo më thotë:
‘Më lër të të kursej kohën dhe energjinë. Mos mi shit mua këto broçkulla sepse nuk i ha!’ E di që nëse ajo do të më kapte duke e tradhtuar, do të më godiste me tigan në kokë. Dhe unë e respektoj më shumë se çdo grua tjetër që kam njohur…”, shkruhet në paragraf.
Ndërsa Armina me humor ka shkruar: Kjo jam plotësisht unë!