Kënga “Nëntori” ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Arilena Arën.

Fituesja e “X Factor Albania”, gjatë këtij viti ka korrur vetëm suksese, edhe jashtë kufinjëve të Shqipërisë.Pas “Nëntorit”, që i mori dashurinë e parë, Arilena vjen në këtë dhjetor me një këngë Krishtlindjesh. Këngëtarja e njohur ka sjellë në këtë muaj të gëzuar festash, “Snow in December” (Dëborë në dhjetor).

Advertisement

Me muzikën nga Darko Dimitrov dhe tekstin nga Kirill Lupinos, me siguri kjo këngë e Arilenës do të jetë kolona zanore e këtyre festave.

Diva Arilena ka sjellë një vidioklip vetëm me tekstin e këngës. Arilena në hitin e saj të fundit i këndon dashurisë së shkuar të Krishtlindjeve. Kënga ka dalë ditën e djeshme.