Ariana Grande do të performojë në American Music Awards

Ariana Grande do të performojë këngën e saj më të re, “Focus”, në American Music Awards.
Grande, e cila është nominuar për dy cmime AMA, i bashkohet listës së performuesve të shpallur që më parë: Coldplay, Macklemore & Ryan Lewis, Gwen Stefani, Selena Gomez, Nick Jonas, Demi Lovato, Pentatonix, 5 Seconds of Summer, One Direction, Carrie Underwood dhe Walk The Moon.
Ndërkaq moderatore do të jetë për herë të parë Jennifer Lopez.
Nominimet janë shpallur para një muaji ku kryeson Taylor Swift me gjashtë nominime.
Ed Sheeran dhe The Weeknd kanë pesë nominime secili; Sam Hunt, Nicki Minaj, Sam Smith, Meghan Trainor dhe Walk the Moon kandidojnë për tre cmime.

Advertisement