Ariana Grande – BREAK FREE

Bukuroshja e popit Ariana Grande i hipën raketës për udhëtuar në të ardhmen në videon “Break Free”. Ky është singëlli i dytë nga “My Everything”, albumi debutues i saj. Frymëzuar nga “Barbarella” dhe “Star Wars”, videoja me regji të Chris Marrs Piliero e përshfaq këngëtaren si Princeshë Intergalaktike që do të shpëtojë planetin nga forcat djallëzore. Një video jo fort e mirë, por gjithsesi e lezetshme. Po të mos ishte për ëmbëlsinë e Ariana Grande-s do t’a kishim shumë të thjeshtë t’a gjykonim videon si të dobët, por s’na e bën zemra…

Ja tek e keni dhe gjykojeni vetë:

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/L8eRzOYhLuw&showinfo=0&rel=0]