Taylor Swift – SHAKE IT OFF

Taylor Swift është rikthyer me muzikë të re. Artistja ka publikuar “Shake It Off”, singëllin e parë nga albumi POP “1989” që do të publikohet më 27 Tetor. Videoja mban firmën e Mark Romanek. Në të Swift shfaqet në stile të ndryshme kërcimi përfshirë hip-hop, lirik, balet, jazz e madje edhe kërcim si nxitëse tifozësh. Sapo është publikuar videoja është kritikuar ashpër, duke menduar se artistja është tallur me baza racore, por ne nuk n’a duket kështu, përkundrazi… Taylor Swift n’a pëlqen shumë në këtë rrymë të re në të cilën ka vendosur të publikojë albumin. E përsa i përket videos, ka disa interpretime shumë argëtuese të saj… Për më tepër hidhini një sy vetë.

[youtube=http://youtu.be/nfWlot6h_JM&showinfo=0&rel=0]

Advertisement