Aretha Franklin, “Mbretëresha e Soul”, ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare

U përfol kohët e fundit se gjendja e saj shëndetsore ishte kritike dhe se po jetonte ditët e fundit të jetës së saj…

Aretha Franklin, mbretëresha e “soul”, ka ndërruar sot jetë në moshën 76-vjeçare në Detroit të SHBA-së. Franklin është gruaja e parë e cila hyri në “Rock and Roll Hall of Fame”.

Advertisement

Këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe njoftoi një vit më parë se po tërhiqej nga bota e muzikës.

E njohur për hitet si “Respect”, “Think” apo “I Say A Little Prayer”, ajo ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme. Ajo dha performancën e saj të fundit në nëntor në New York.