Tashmë netët e “Këngës magjike” po afrojnë dhe për të pasur një spektakël të suksesshëm duhen orë të gjata pune e prova pa fund.
Këngëtarja e njohur Tuna, e cila konkurron në këtë kompeticion me këngën “Duam”, ka postuar në Snapchat disa foto nga provat. Në njërën prej tyre shihet se moderatori i “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea, është irrituar me këngëtarët dhe është duke diskutuar me ta.
Bashkangjitur me foton, Tuna shkruan: “Kush u vonu në prova e hongër dreqi”.
Mesa duket, Arditin e acaron vonesa, sidomos në këto ditë kaq të rëndësishme për ta, një vonesë e tillë nuk është aspak etike.