Arbër Hoxha: Spanja, e jashtëzakonshme, por na duhet vetëm fitorja…

Me dëshirë dhe optimizëm për të marrë një fitore historike ndaj Spanjës së frikshme. Arbër Hoxha i dha tjetër fytyrë Shqipërisë në momentin e aktivizimit, sidomos në ndeshjen e dytë me Kroacinë. Sulmuesi i majtë kuqezi guxon të thotë se ndaj Spanjës do të tentohet fitorja, si i vetmi rezultat që na kualifikon.

Jeni aktivizuar pak në këto dy ndeshje, mendoni se do të luani titullar ndaj Spanjës?

Advertisement

Në aq minuta kam menduar të jap maksimumin, jam i lumtur që jam këtu. Ndaj Kroacisë bëmë më shumë, arritëm të barazonim. Tani kemi Spanjën, shpresoj të fitojmë.

Me cilën skuadër je tifoz?

Me Realin e Madridit. Spanja ka një skuadër të jashtëzakonshme, bëri një ndeshje të shkëlqyer me Italinë. Në duhet të kemi një qasje të mirë në ndeshjen e radhës dhe të tentojmë fitoren.

Si po përgatitet ndeshja e sa gjasa kemi të fitojmë?

Duke marrë parasysh se kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit me Kroacinë, besoj do të futemi në fushë për të fituar, sepse vetëm ai rezultat na kualifikon.

Pate impakt sapo u fute në fushë ndaj Kroacisë….

Secili lojtar kishte motiv shtesë edhe falë mbështetjes së tifozëve. Mundëm të shënonim golin e barazimit dhe iu afruam edhe të dytit.

Keni folur me futbollistët e Dinamos?

Kam dy shokë te Dinamo e Zagrebit, Baturina dhe Petkovic më uruan për paraqitjen time të mirë.

A mendoni se do të keni përballë skuadrën (Spanja) që luan futbollin më të bukur në botë?

Spanja është një nga ekipet më të mira të Europianit, ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë.

Keni dhënë një pasim në ndeshjen e Dinamos së Zagrebit ndaj Betisit….

E maj mend shumë mirë ndeshje shumë e bukur.

Kush është lojtari më i mirë i Spanjës?

Janë shumë, një ndër më të mirët është Rodri, mund të përmend edhe Williams, anësor i majtë.

A je gati për një vend titullari? Çfarë duhet të bëjmë ne?

E vendos trajneri, unë, sado të luaj, do të jap maksimum. Të japim maksimumin dhe të kemi qasjen e duhur. Duhet të jemi të kujdesshëm, të shfrytëzojmë kundërsulmet dhe rastet e pakta që do të kemi.