Arbër Hajdarin u shpall si “Personazhi i Vitit” për 2017 mes shumë emrave në sondazhin e organizuar nga Top Channel.

I ftuar në Wake Up, Arbëri teksa foli për gjithë veprimtarinë e “Fundjavës Ndryshe”, organizatës që ai drejton, rrëfeu edhe një anë të jetës personale. “Nuk jam i zënë, nuk kam dikë. Por vajza që dua të kem në krah duhet të ketë ndjenjën e vullnetarizmit. Pasi kjo duhet të jetë një nga gjërat që do të na bashkojë”, tha Arbëri.

Advertisement

Ai konsiderohet një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, pasi nëpërmjet “Fundjavës Ndryshe” ai ka arritur së bashku më mijëra vullnetarë të ndryshojë jetën e shumë familjeve të varfëra në Shqipëri.