Arbana feston ditëlindjen, Xhemi ka një urim special (Foto)

…si mike e mirë që është!

Sot, përmes postimesh të ndryshme të miqve dhe kolegëve kemi mësuar se Arbana Osmani feston ditëlindjen e saj të 37-të.

Advertisement

Mamaja e Jonit dhe prezantuesja e “Dua të të bëj të lumtur” është prej vitesh një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, por sot që është një ditë speciale për të, me siguri dhuratat dhe surprizat në adresë të saj do të jenë të shumta.

Ndër urimet e shumta nuk mund të mungonte dhe ai i prezantueses së “Portokalli”, e cila  ka postuar në Instagram Story një foto të Arbanën që mban një krokodil të vogël në dorë, ndërsa Xhemi i shkruan në të: “Nuk ka tjetër si ty”!