Pas tre viteve punime, më në fund kampusi i ri prej 708 mijë metrash katror i Apple në Kupertino është gati. I projektuar nga Steve Jobs, dhe i quajtur “anija kozmike” për shkak të formës sferike, Apple Park, emri i saj zyrtar, do të jetë gati për punonjësit në prill.

Trasnferimi i rreth 12 mijë punonjësve, shpjegon kompania, kërkon rreth 6 muaj, ndërsa ndërtimi i ndërtesave dhe parqeve do të vazhdojë gjatë verës.

Advertisement

“I konceptuar nga Steve Jobs si një qendër dedikuar kreativitetit dhe inovacionit, Apple Park po transformon kilometra asfalti në një parajsë me hapësira jeshile në zemër të Santa Clara Valley, thuhet në një shënim të Apple.

Ndërtesa kryesore e kampusit, nga forma rrethore dhe një zonë kompleksive prej 260 mijë metrash katrorë, është veshur me xhamat e lakuar më të mëdhenj në botë.

Në nder të ideuesit të saj që më 24 shkurt do të mbushte 62 vjeç, auditoriumi i Apple Park do të quhet “Steve Jobs Theater”. Kjo hapësirë, inaugurimi i së cilës është parashikuar më vonë, do të ketë 1 mijë vende dhe një hyrje të ndërtuar nga një cilindër xhami të gjatë 6 metra, dhe një diametër 50, të montuar në një çati fibrash karboni me një kulm metalik.

“Kemi arritur objektivin e realizimit të një prej ndërtesave më effiçencë më të madhe energjie në botë, dhe kampusi do të ushqehet tërësisht nga energji e rinovueshme”, ka theksuar administratori i Apple, Tim Cook.