Është bërë diçka e zakonshme që të aludohet se vajzat e njohura të ekranit të jenë shtatzënë. E radhës është këngëtarja Anxhela Peristeri. Këngëtarja e njohur pas suksesit në koncertin recital, ka filluar të sqarojë thashethemet që solli ky koncert. U dyshua se Anxhela është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë. Gjithçka erdhi nga veshja e saj ndoshta…Mirëpo, Anxhela u jep fund dyshimeve dhe urimeve për këtë shtatzëni të rreme.
“Faleminderit për bekimet që më keni dhënë me komentet tuaja për “shtatzëninë”, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë. Thjesht kam disa kilogram plus. Nuk kam arsye ta fsheh sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos kini asnjë dyshim për këtë që po ju them”,-shkruan Anxhela në një foto në Instastory.
Pra, u sqaruam! Anxhela nuk është shtatzënë./RevistaClass