Anne Hathaway, muza e Marc Jacobs

Aktorja dhe stilisti janë bërë miq dhe ky i fundit i ka premtuar se do t’a veshë në të gjitha eventet me tapet të kuq. Miqësia e tyre ka qenë shumë intensive dhe shumë shpejt do fillojnë të dalin bashkë edhe në publik. “Anne ende nuk ka firmosur për të qenë imazh i ndonjë fushate publicitare, por duke e veshur Marc mund të ndërthurë linjën e tij me një fytyrë të freskët por të famshme e nga ana tjetër aktorja mund të rinovojë imazhin e saj. Nëse kjo gjë funksionon mirë, Anne do të ishte e lumtur të bënte modelen për disa nga fushatat e Marc”,- ka rrëfyer një burim i mirëinformuar. Kujtojmë se vjet Anne Hathaway ka qenë imazh i gjigandit Lancôme.

Advertisement