Parakalimi në tapetin e kuq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, solli Angelina Jolie në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë, pasi kjo e fundit nuk ishte e vetme. Pesë nga gjashtë fëmijët e saj qendruan krah për krah aktores, duke bërë që të gjithë të kthenin sytë nga familja e Jolie.
Edhe pse Brad Pitt nuk ishte i pranishëm, aktorja dukej më e lumtur se kurrë, e një pamje të tillë publiku nuk e kishte parë prej kohësh. Por, gjatë intervistës më të fundit, artistja ka zbuluar një fakt interesant…
Si jemi mësuar ta shohim Jolie? Veshur me fustane marramendëse, që bëjnë histori në fushën e modës, kombinuar me taka elegante, e me një paraqitje të kuruar deri më detaje – ky është imazhi ynë për Angelina-n.
Nga ana tjetër, fëmijët e saj janë mësuar të shohin krejt të kundërtën: e ëma me pizhama duke përgatitur mëngjesin, është pamja që ata vëzhgojnë çdo ditë të jetës. “Qeshin shumë kur më shohin aq shumë të kuruar në daljet publike. Pizhamat janë veshja tyre e preferuar kur vjen puna tek unë”, është shprehur Jolie. “Jam e sigurt që edhe tani po tallen me mua pas shpine, pasi ju duket çudi që grimohem dhe eci mbi taka, vetëm për hir të tapetit të kuq”, ka shpjeguar më tej aktorja, duke zbuluar kështu një fakt tejet interesant!
Me pak fjalë, Angelina duket edhe më mirë me pizhama, sipas konkluzionit të fëmijëve. Sjellja prej VIP-i e prindërve hollivudianë, jo gjithmonë iu përshtatet këtyre të fundit në sy të të vegjëlve të tyre…