Angelina Jolie në një tjetër dimension: Dyqan “vintage”veshjesh dhe bizhuteri!

Duket se divën e kinemasë Angelina Jolie do ta shohim në një tjetër dimension përveç aktrimit dhe punës humanitare. Sipas raportimeve, Angelina Jolie ka aplikuar për markën “Atelier Jolie” dhe ka në plan të lançojë një linjë veshjesh dhe bizhuterish.

Sigurisht, aktivizmi i Jolie do të luajë një rol edhe në markë, duke mbështetur modën e qëndrueshme, siç la të kuptohet në një intervistë ku foli për pasionin e saj për modën.

Advertisement

“Unë investoj në pjesë cilësore dhe më pas i vesh ato deri në vdekje. Çizmet, një pallto e preferuar, një çantë e preferuar, nuk i ndryshoj shpesh gjërat, të shijojmë pjesët tona ‘vintage’, nëse i kemi ato, dhe të rizbulosh disa dyqane ‘vintage’ duket si rruga e duhur përpara”.

Jolie dhe fëmijët e saj bënë gjithashtu zgjedhje të qëndrueshme në tapetin e kuq, duke zgjedhur veshje nga garderoba ekzistuese e nënës së tyre për premierën e Eternals në 2021, ku vajza Zahara u shfaq e veshur me një fustan të argjendtë “Elie Saab” që Jolie veshi në Oscar 2014.

Jolie na ka dhuruar disa nga momentet më të mira të stilit, që nga ato madhështoret në tapetin e kuq e deri te veshjet në jetën e përditshme.