Madje as nuk ka lidhje me botën e ekranit…

Angelina Jolie e ka lënë pas hstorinë e saj me ish-bashkëshortin Brad Pitt dhe ka rifituar buzëqeshjen përkrah një…agjenti shitjesh.

Advertisement

Bëhet fjalë për një burrë të pashëm, shumë vite më të madh se aktorja, i cili për momentin ngelet misterioz.

Sipas burimeve ai ka qenë i vetmi njeri i rritur që ka ndihmuar aktoren të kalojë periudhën e vështirë të ndarjes. Angelina dhe burri misterioz takohen shpesh me njëri- tjetrin por kanë vendosur ta mbajnë të fshehtë marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër, Brad Pitt, jo më larg se para 4 ditësh, u përfol për një lidhje të mundshme mes tij dhe aktores Jennifer Aniston.