Angela Martini na surprizoi të gjithëve para disa ditësh ku publikoi disa foto në Instagram dhe na tregoi se krejt papritur u martua me partnerin e saj, rumunin Dragos Savulevscu.

Disa ditë pas dasmës, Angela ka zbuluar në Instagram dhuratën që i bëri bashkëshorti i saj dhe bëhet fjalë për një makinë “Bentley” të zezë, por sigurisht që Ermal Mamaqi nuk mund të qëndronte pa “futur hundët” dhe pa lënë një koment për të qeshur.

Advertisement

“Aman mi na e lej i xhiro burrin”,- ka shkruar Ermali me humor në foton e publikuar nga Anxhela.

Komenti tjetër komik ka ardhur nga shoqëruesja e nuses, njëkohësisht dhe shoqja e ngushtë e çiftit, Bleona Qerreti. Këngëtarja seksi i shkruan me shaka: Hajde ishalla vitin tjetër me një aeroplan!