Pas videos së Andi Lilës me hoxhën Ahmed Kalaja që ngriti shqetësime në opinion shqiptar dhe atë grek, duket se futbollisti i Kombëtares e ka kaluar pa pasoja.
Klubi i PAS Janinës e la të ardhmen e mesfushorit në dorë të vetë klerikut ortodoks, ky i fundit sot e ka falur lojtarin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lila me një foto të postuar paraditen e sotme në rrjetet sociale:

“Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë ai që fal. Faleminderit Maksim dhe miku im Jorgos Vitas”, shkruan 31-vjeçari në komentin që shoqëron foton ku ai shfaqet me priftin e Janinës dhe një zyrtar.

Advertisement