Advertisement

Pak ditë më parë në profilin zyrtar të këngëtares Xhensila Myrtezaj, shijuam të gjithë fotografitë e festës së madhe të organizuar nga mikeshat e saja përpara ditës së madhe të dasmës me aktorin Bes kallaku. Një festë madhështore që e la Xhensilën pa fjalë sikurse duket edhe në fotografitë e publikuara edhe nga mikeshat e pranishme në eventin surprizë.

Ajo çfarë na tërhoqi më tepër vëmendjen, ishin fjalët e kunatës së këngëtares, Ana Kallaku. Motra e Besit është gazetare pranë televizionit “Scan Tv” dhe gjithashtu një nënë elegante e një vogëlushes me emrin Amla.

 

Fotografitë e fundit nga festa që i dedikohet Xhensilës, tregojnë më së miri raportin e veçantë mes dy kunatave, ashtu sikurse shoqërohet edhe fotografia ku dy vajzat luajnë mes të qeshurash: “Ka kunata dhe kunata” shkruan ajo, dhe me të drejtë kur bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj.

 

Familja Kallaku është plotë surpriza!