Amy Winehouse – Halftime

HALFTIME, kënga e re e së ndjerës, n’a përcjell ndjesinë se jemi duke dëgjuar një ëngjëll, një këngë shumë e bukur me tekst po aq të arrirë. Ashtu sikurse dhe këngët e tjera të Winehouse-it, edhe kjo ka atmosferë jazz-i, blues-i dhe shumë soul të kënduar nga një vokal i jashtëzakonshëm. HALFTIME mund të jetë e re për botën, por në të vërtetë është një këngë që Amy e ka regjistruar 9 vite më parë, në studio me Mark Ronson dhe Salaam Remi, kohë gjatë së cilës krijonin muzikë për albumin debutues. Kjo është njëra nga 12 këngët që do të përbëjnë albumin e tretë të artistes më titull ‘Lioness: Hidden Treasures’ që u publikua më 5 Dhjetor nën etiketën Island Records. E ndërsa Winehouse u nda shumë shpejt nga jeta, këngët e saj padyshim që do të jetojnë gjatë për dekada të tëra, duke dëshmuar se ajo ishte artistja më e talentuar, origjinale dhe shumë e dashur për këtë kohë dhe ato që do të vijnë.

 

Advertisement