Kanë kaluar gati 4 vite nga vdekja e Amy Winehouse, por kujtimi i saj është më i gjallë se kurrë. Muzika e saj influencoi një gjeneratë të tërë këngëtarësh dhe stili i saj ka mbetur unik dhe i paimitueshëm. Për t’i bërë një homazh yllit që nuk jeton më, shumë shpejt (parashikuar për në periudhën qershor – shtator) do të mbërrijë nëpër kinema dokumentari-film “Amy”. Në një intervistë për Billboard David Joseph, CEO i Universal Music UK, ka delaruar: “Rreth dy vite më parë vendosëm të bënim një film mbi karrierën dhe jetën e saj. Është një film i komplikuar dhe shumë i brishtë që merret me shumë aspekte të jetës lidhur me familjen, median, të qenurit e famshme, varësinë por mbi të gjitha kap në mënyrë të përkryer esencën e Amy-t: një person i jashtëzakonshëm dhe një gjeni i vërtetë i muzikës”. Ne jemi mëse gati të rishikojmë jetën e Amy-t në ekranet e mëdha. Ndërkohë le të dëgjojmë disa nga këngët e saj legjendare:

Advertisement